Dua Lipa së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes, e cila bashkë me familjen e saj qëndruan gjatë nëpër pika të ndryshme turistike të Shqipërisë.Për disa ditë, në të gjitha rrjetet e saj sociale ka promovuar Shqipërinë, e duke pas parasysh se Dua Lipa ndiqet nga 70 milion ndjekës, nënkuptohet se reklamë më e mirë nuk mund ti bëhej.
Së fundi, bashkë me familjen e saj vizituan edhe Qytetin Antik të Butrintit, e cila shihet të jetë e shoqëruar edhe nga familja e saj.Ndërkohë, faqja zyrtare e Parkut Kombëtar të Butrintit, vizitën e Dua Lipës e ka vlerësuar tepër të rëndësishme.
“Miq të veçantë vizituan këtë fundjavë Qytetin Antik të Butrintit. Faleminderit Dua, ambasadorja jonë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kombëtare!”, kanë shkruar në faqen zyrtare të këtij institucioni kulturor.
https://www.instagram.com/p/CSHkfH6MAJr/?utm_medium=copy_link
