Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, si dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë kanë reaguar për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Bregoviç në Festen e Birres , duke theksuar se është Bashkia e Korçës ajo që ka përgjegjësinë për listën e të ftuarve dhe jo biznesi privat. Sipas këtyre dy organizatave “bizneset janë të interesuara që të promovojnë produktet e tyre tek konsumatorët si e vetmja fuqi blerëse për rritjen e tyre, por jo para këngëtarëve, sepse ata janë konsumatorë të pakt të këtyre prodhimeve tona kombëtare”.
Postimi i plotë:
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë shprehin indinjatën e tyre lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Bregovic në Festën e Birrës së Korçës e cila është aktivitet tradicional dhe si produkt është më e vjetër në trojet shqiptare. Kush do që e lexon titullin do t’i përngjan romanit të Ismail Kadares se “Kush e solli Doruntinën” e cila edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë për një realitet që promovon besën dhe traditën shqiptare. Bizneset janë të interesuara që të promovojnë produktet e tyre tek konsumatorët si e vetmja fuqi blerëse për rritjen e tyre por jo para këngëtarëve sepse ata janë konsumatorë të pakt të këtyre prodhimeve tona kombëtare.
