Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë, duke u shprehur se varianti Delta ka të njëjtat shenja si gripi normal, por gjendja mund të agravojë. Pipero sqaron se Delta përhapet nga një person në tjetrin brenda 5 minutave, ndryshe nga variantet e tjera, duke u bërë më i rrezikshëm ndryshe nga varianti fillestar i COVID, pacientet e prekur nga delta nuk kanë kollë apo vështirësi në frymëmarrje.
Pipero :Nëse një person me Covid dikur për tu infektuar donte 15 minuta, ndërsa tani bëhet më pak se 5 minuta. Mendoj se rastet e shtruara janë Delta, por nuk kemi rekorde të plota laboratorike,” “Janë diku 30 pacientë të shtruar në spital. Format janë nga të mesme deri në të rënda. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht kanë pasur klinike të fshehtë, me prekje të gjerë pulmonare. Por pa vështirësi frymëmarrjeje, madje do thosha pa kollë. Pra, sjellja e Deltës, është e ndryshme në fazat e para të sëmundjes. Ndaj, u kam bërë thirrje qytetarëve por edhe kolegëve të mi që të kenë shumë kujdes për çdo rast të ri, i cili referohet tek mjeku i familjes dhe dëshmon shenjat e para të Covid-it, edhe pse nuk ka vështirësi në frymëmarrje apo nuk ka atë kollën e shtuar.”
“Prekje e gjerë e sistemit pulmonar, së dyti përgjigje inflamatore sistemike, e agravuar. Një përgjigje jo adekuate ndaj virusit. Do të thosha, një dëmtim të shumë organeve njëkohësisht dhe pamundësi për t’u mundësuar që të shpëtonin. Ishin nga ato forma tejet të rënda të Covid në përgjithësi.”
