Sekuestrohen 65 kg marijuanë në Kostur/ Policia iu vihet pas dy trafikantëve shqiptarë

Sekuestrohen 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga është kapur sot ne mesdite në Kostur. Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke. Mjeti fillimisht nuk i është bindur thirrjes së policisë, drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Më pas mjeti është gjetur i braktisur dhe brenda tij 3 çanta me 65 kg 880 gram marijuanë. Ndërkohë që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim trafikantët, shqiptarë 19 dhe 30 vjeç. Operacioni vijon ende për kapjen e tyre.Më pas mjeti është gjetur i braktisur dhe brenda tij 3 çanta me 65 kg 880 gram marijuanë. Ndërkohë që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim trafikantët, shqiptarë 19 dhe 30 vjeç. Operacioni vijon ende për kapjen e tyre.