Wanda Nara pajtohet me Mauro Icardin: “Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë,nuk kam asgjë nëse nuk e kam atë

Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se janë rikthyer bashkë sërish. Modelja argjentinase tha se ajo dhe futbollisti ranë dakord të divorcoheshin përpara se të bënte një kthesë pas një letre të dërguar nga sulmuesi argjentinas.Ylli televiziv mësoi se u tradhtua nga bashkëshorti i saj me modelen China Suarez, gjë që nxiti të bënte një reagim në rrjete sociale me përshkrimin “një familje tjetër që shkatërrove për një prostitutë”.

Tani duket se çifti janë kthyer së bashku duke qenë se biondja publikoi një foto të tyre për 9.6 milionë ndjekësit e saj. Ajo shpjegoi situatën e tyre teksa shkruante: “Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa të mirë dhe sa të lumtur ishim”. “Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauros divorc. Kur e kuptoi që nuk kishte kthim mbrapa, më tha se nuk mund të vazhdonim kështu, se nëse ndaheshim ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kaq shumë dhimbjeve”.


https://www.instagram.com/p/CVdjgABNpla/?utm_source=ig_web_copy_link

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: