Rrëqeth me rrëfimin aktorja Rita Lati :”I dola maunes para thosha me vete ishalla më shtyp”

Aktorja e njohur e humorit Rita Lati, ka dhënë një intervistë shumë të veçantë për vajzën e saj Rozën në emisionin “Why Not” i cili modelohet prej saj. Ndryshe nga ato intervistat plot humor që Rita jep në televizione, kësaj here e kemi parë ndryshe. Ajo ka rrëfyer një moment të vështirë të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti, ku ndër të tjera ka rrëfyer se ka menduar ti jap fund jetës. “Ne atëherë çfarëdo halli të kishim, flisnim me vete. Një ditë isha me biçikletë, se rrija tërë ditën mbi biçikletë.

“Kisha frikë të kthehesha në shtëpi dhe i shkova maunes përballë, duke thënë ishalla më shtyp, por në një moment sikur zëri i Rozës ‘Maaa’… e kam kthyer biçikletën dhe kam thënë jetoj vetëm për Rozën”, u shpreh aktorja e madhe Rita Lati.