Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë. Nga infot paraprake bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në kanalin afër urës së Turanit. Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa ka marrë lëndime të lehta e po dërgohet drejt spitalit për kontroll. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë :
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 26.10.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, shtetasi E. K., rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz”, të cilin drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.