Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës, ku një i mitur 5 vjeçar rapotohet se ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Vogëlushi ishte shtruar në spitalin e qytetit që prej 8 ditësh dhe në momentin që gjendja e tij ishte përkeqësuar, ishte dërguar me helikopter në Tiranë dhe më pas drejt Turqisë ku ndërroi jetë. Ky është një rast tepër i rëndë dhe i rrallë kur virusi merr edhe jetë fëmijësh, pavarësisht imunitetit natyror që ata kanë.