I shpëtoi 4 herë vdekjes/ Historia prekëse e Loretës…si pandemia e detyroi të jetonte e ndarë nga familja

Kjo është historia e Loreta Bizhgës, një grua e cila për 3 dekada ka luftuar me një varg fatkeqësish. Ajo rrëfeu për publikun sesi në moshën 23-vjeçare një ftohje e thjeshtë i solli shumë sëmundje të tjera të mushkërisë dhe zemrës. Loreta është përballur 4 herë me vdekjen dhe me shumë vështirësi e peripeci ia ka dalë mbanë të përqafojë jetën. Një periudhë shumë e frikshme për të ishte shpërthimi i pandemisë. Sëmundja e saj kronike e pneumonisë e bënte situatën edhe më shqetësuese, ndaj dhe sfida ishte e madhe.


Loreta Bizhga: Pjesa e pandemisë ishte shumë e tmerrshme për të gjithë aq më shumë për mua që për 2 muaj nuk kam prekur dorezën e derës për të dalë. Ne jetonim në dy dhoma të veçanta, gjatë kohës që Gjergji lëvizte, puna e tij është e tillë, ka kontakt me njerëz. Nuk dilja nga dhoma në momentin që vinin nga puna bashkëshorti dhe vajza, qëndroja mbyllur në dhomë, vetëm.

Rudina Magjistari: Dhe rrinit e izoluar?

Loreta Bizhga: Totalisht, megjithëse jam shumë afër ngjitur me murin e Infektivit dhe pranë një klinike private që është kthyer në spitalin Covid. E mora këtë shtëpi të kisha spitalin afër. Për të qenë pranë spitalit për problemet e tjera që kisha, por se dija se ç’mund të vinte.

Rudina Magjistari: Nga ana psikologjike nuk mendoj se ka ndihmuar shumë?

Loreta Bizhga: Absolutisht. Me dritare mbyllur, me derë mbyllur. Në momentin që dilnin nga shtëpia, vetëm në atë moment ajrosesha.

Rudina Magjistari: Ama nuk u infektuat nga Covid?

Loreta Bizhga:  Jo. Jam vaksinuar. U shpërngula nga Tirana pothuajse për një vit të tërë. U shpërngula të mos isha më, pasi kaloi pjesa e parë e karantinës. Që të mos kisha më kontakte, u izolova vetëm për një vit të tërë. Jam ndër të parat që jam vaksinuar. Jam shumë e kujdesshme, por them se kam një lloj imuniteti, kam krijuar goxha antitrupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: