“Fikni makinat në mes të rrugës”/ Protesta për çmimet e karburantit, nesër do të bllokohet autostrada Tiranë – Durrës

Ditën e nesërme në orën 13:00 është paralajmëruar një protestë për uljen e çmimit të karburantit. Sipas një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e premte në orën 13:00 pasdite do të zhvillohet protesta ku kërkohet që në autostradën Tiranë – Durrës të fiket makina në mes të rrugës.

Protestë! Fike makinën!”thuhet në lajmërimin e shpërndarë nga shoqëria civile në rrjetet sociale.

Kjo protestë vjen pas rritjes së çmimit të gazit e cila në fillim të vitit 2021 ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek xhepat e familjeve shqiptare.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: