Julian Deda,Bashës :”Të barazosh liderin e PD-së me kryeministrin Rama do të thotë që ke “rrjedhur jo vetëm politikisht…”

Aktori i njohur i humorit dhe një ndër mbështetësit kryesor të ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar së fundmi për deklaratën e bërë nga Lulzim Basha, ditën e sotme në foltoren e Kuvendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Deda shkruan se të barazosh liderin e PD-së me kryeministrin Rama do të thotë që ke “rrjedhur jo vetëm politikisht”.


Ky reagim i Lulit ka ardhur pas fjalimit të Bashës në Kuvend ku sulmoi për herë të parë publikisht ish-kryeministrin dhe presidentin Ilir Meta.

Duke iu drjetuar Ramës, ai i tha kryeministrit se atë e ka marrë malli për ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta, teksa shtoi se nëse ai dëshiron mund ti bashkohet ‘foltores” dhe të bëjnë trekëndëshin e “Bermudës”.

“Te vesh shenjen e barazimit mes Sali Berishes dhe piktorit, tregon se ke rrjedhur jo vetem politikisht”, shkruan Juli.