Aksident i rëndë/ “Benzi” përplas motorin me rimorkio,8 të plagosur

Informacion paraprak:

Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa mësohet se në rimorkio ishin 8 persona të komunitetit rom. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Durrësit.