Kishte fituar zemrat e tifozëve / Trajneri i Southampton konfirmon mungesën e sulmuesit Armando Broja

Dy ndeshje radhazi si titullar dhe po kaq gola në Premier League për Armando Brojën, i cili ka pushtuar skenën në kampionatin anglez dhe ka fituar zemrat e tifozëve të Southampton e jo vetëm. Në sfidën ndaj Burnley-t sulmuesi u zëvendësua në minutën e 72-të për shkak të një dëmtimi në kyç, megjithatë trajneri Hasenhuttl pranoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë shqetësuese, por konfirmoi mungesën e 20-vjeçarit në ndeshjen e radhës ndaj Chelsea-t në FA CUP.

Tekniku austriak Hasenhuttl tha :


Mendoj se Broja nuk është i disponueshëm për fundjavë sepse kishte një lëndim në kyçin e këmbës pas ndeshjes kundërt Burnley-t kur shënoi golin, kështu që ai do ta humbasë këtë ndeshje me siguri”, u shpreh Hasenhuttl .