COVID hyn në burgun e Drenovës/ 11 të infektuar, një i dënuar në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës…

COVID-19 përhapet në burgun e Drenovës. Burime bëjnë me dije se 11 të burgosur kanë rezultuar të infektuar, njëri prej të cilëve është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.I dënuari me inicialet E.D. prej disa ditësh ka shfaqur simptoma, por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme.Të burgosur e tjerë që kanë rezultuar pozitivë, kanë qenë kontakte të E.D. Ata janë karantinuar ndërsa priten edhe rezultate për të dënuarit e tjerë të burgut të Drenovës./Shqiptarja.com