Bëhuni gati/ Të dielën ndryshon ora, si do të shkojnë akrepat…

Të dielën e 31 Tetorit do të ndryshohet ora, duke bërë që akrepat të shkojnë 60 minuta pas. Ora do të ndërrohet në mëngjes, kur akrepat do të kthehen pas nga ora 03:00 në 02:00. Kështu, ditën e dielë do të kemi mundësi të flemë 1 orë më shumë. Ndryshimi i orës në Tetor shënon zyrtarisht orën dimërore, ndërsa ajo verore ndërrohet në muajin Mars kur akrepat shkojnë 60 minuta përpara.