Përplasi studenten afër Universitetit të Korçës/ Policia vë në pranga drejtuesin e mjetit (Emri)

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme shoferin që përplasi mëngjesin e të premtes studenten 18 vjeçare pranë Universitetit Fan Noli në Korçë. Në pranga ka rënë 38 vjeçari Ilir Dhami. Drejtuesi i mjetit u kap në afërsi të banesës së tij në lagjen 12, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti tip benz me të cilin përplasi studenten 18 vjeçare.Fatmirësisht e reja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi mori mjekimin në spital.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: