Plas sherri me thika në Pogradec/ 19 vjeçari përfundon në spital..

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Si pasojë, ka mbetur i plagosur me thikë 19 vjeçari A.T. I riu është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak


Më datë 29.10.2021, rreth orës 20:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.