Covid-19 nuk pyet për moshë,humb jetën fëmija 3 vjeç !

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë 3 vjeç e gjysmë nga Berati ka humbur jetën. Burime për mediat bëjnë me dije se fëmija ishte infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar të hënën në reanimacionin e Pediatrisë. 3-vjeçari është futur menjëherë në intubim, pasi ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë.