Iu ça goma/“Benz-i” përplas kamionin e parkuar në Korçë, plagoset nëna me 2 fëmijët

Një aksident me 3 të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.Policia njofton se rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec. Dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin pasi iu ça një nga gomat dhe më pas është përplasur me kamionin tip “Volvo”, që ndodhej i parkuar. Nga goditja është lënduar një grua dhe dy fëmijë. Sipas të dhënave të para fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa gruaja ka marrë dëmtime më të mëdha.

“Shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.