3 të rinjtë në Korçë bëjnë ”rebelin” me policinë/ Pas kontrolleve iu rëndohet pozita…

3 të rinj janë arrestuar nga Policia, pasi në dy episode të ndryshme nuk u janë bindur efektivëve për të ndaluar. Pas kontrolleve dy prej tyre u janë gjetue sende të vjedhura, kurse personi i tretë drejtonte një mjet pa dokuentacionin përkatës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasve G. E., 26 vjeç dhe B. E., 30 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë (vëllezër), pasi në rrugën Korçë-Ersekë, pranë kryqëzimit të fshatit Pulahë, Korçë, këta shtetas janë konstatuar me mjetin tip “Volksëagen” dhe në momentin që punonjësit e policisë iu bënë me shenjë që të ndalonin, për të ushtruar kontroll në mjetin e tyre, nuk iu bindën urdhrit të tyre por u larguan me shpëjtësi.


Shërbimet janë vënë në ndjekje të mjetit dhe pas kapjes së tij, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bandiera metalike që shërbejnë për mbrojtjen e rrugëve, të cilat dyshohet se dy shtetasit, i kishin vjedhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në rrugën “Industriale”, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar një mjet ciklomotor tip “Gunemi Moto”, pa targa, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të dhënë dokumentacionin dhe lejen e drejtimit, por i ka fyer ata dhe ka tentuar të largohet.nNga verifikimi i kryer rezultoi se mjeti nuk kishte asnjë lloj dokumentacioni dhe drejtuesi ishte pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: