Flet 14 vjeçarja që u bë ‘mollë sherri’ për vrasjen në Elbasan: “Kam shpërndarë lëndë n@rkotike për 1 vit e gjysmë,Mikelin e kisha më shumë se shok”

Vajza e mitur 14-vjeçare, e cila dyshohet se është bërë shkak i sherrit mes një grupi të rinjsh që përfundoi në një krim të rëndë të shtunën në Elbasan, ku vëllai i saj qëlloi për vdekje Florenc Kovaçin dhe plagosi Mikel Kovaçin, rrëfen për mediat se është përdorur për shpërndarjen e lëndës n arkotike për 1 vit e gjysmë.Duke folur për emisionin “Shqipëria Live”, e mitura tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.

Rrëfimi i vajzës:

Ishte shumë i nevrikosur, dhe normal se nëse një vëlla sheh motrën e vet ashtu. Kel Kovaçi dhe vëllai i tij e ofendojnë dhe i kap vëllai im nga kraharori Mikel Kovaçin. Edhe e tërheq. I them të lutem mos! Florencin e kisha si shok, kurse me Mikelin isha pak më ndryshe, isha më shumë se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që kemi qenë shoqëruar. Pjesë e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i afronin dhe i quanin shokë dhe ishin konsumator të rregullt të lëndëve narkotike. Kam folur dhe me familjen time, kam folur shumë, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes”, shprehet e mitura.