Çfarë po ndodh në Greqi/ Covid shënon 7.335 raste të reja dhe 65 viktima

Shifrat e rasteve me covid janë rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit në Greqi. Mësohet se 7335 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Fatkeqësisht, edhe numri i viktimave mbetet i lartë, ku raportohet se gjatë këtyre 24 orëve kanë ndërruar jetë 65 persona, ndërsa dje humbën jetën 52.

Mjekët, thonë se rastet janë rritur për shkak se njerëzit kanë refuzuar marrjen e vaksinës.

Të vaksinuarit po paguajnë një çmim shumë të rëndë tani. Provat shkencore tregojnë se vaksina ndihmon në luftën kundër koronavirusit. Ndërkohë kemi shumë persona të pavaksinuar që kanë humbur jetën gjatë ditëve të para të nëntorit”, ka thënë zëvendësministrja e Shëndetësisë Mina Gaga.