Balluku zbulon projektin: “Rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet me një korsi”

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në komisionin e Ekonomisë u shpreh se rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet edhe me një korsi. Balluku u shpreh se zgjerimi i rrugës do të nis brenda vitit 2022.

“Ne kemi një projekt për rrugë shpejtësie, Elbasan-Pogradec-Qafë Plloçë, problemi është kjo rrugë do të kërkonte më shumë se 5 vite. Për këtë arsye është vendosur që në çdo rast rruga alternative për një rrugë kombëtare për të ardhmen është e domosdoshme.Ajo rrugë nuk mund të qëndroj më në ato parametra sepse është rrugë e rëndësishme dhe brenda vitit 2022 do të nis zgjerimi i kësaj rruge. Projekti po përfundon ka pasur një studim fizibiliteti. Zgjerim segmenti deri në Qafë Thanë, si në Qafë Thanë që ka zgjerim 2 korsi + 1 shtesë”, tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.