Gjatë ditës së sotme, dy banorët Arjola dhe Einxhel kanë folur për tradhtinë gjatë një diskutim me njëra-tjetrën. Të dyja ato janë shprehur se do ta falnin partnerin edhe nëse do t’i tradhtonte. Ishte Einxhel e cila tha se paragjykohet për këtë mendim nga personat e tjerë, por që ajo pavarësisht kësaj pohoi se e fal tradhtinë. Në anën tjetër, edhe Arjola tha se këtë e ka bërë edhe në të kaluarën dhe do ta bënte prapë.
“Unë e kam thënë që e fal. Masivisht konceptohet se nuk falet. Unë që e bëjë ndjejë një presion të madh prej njerëzve”, është shprehur Einxhel.
Edhe unë e fal, e kam fal dhe e fali”, ka thënë Arjola gjatë diskutimit.
Gjatë ditës së sotme, dy banorët Arjola dhe Einxhel kanë folur për tradhtinë gjatë një diskutim me njëra-tjetrën. Të dyja ato janë shprehur se do ta falnin partnerin edhe nëse do t’i tradhtonte. Ishte Einxhel e cila tha se paragjykohet për këtë mendim nga personat e tjerë, por që ajo pavarësisht kësaj pohoi se e fal tradhtinë. Në anën tjetër, edhe Arjola tha se këtë e ka bërë edhe në të kaluarën dhe do ta bënte prapë.
“Unë e kam thënë që e fal. Masivisht konceptohet se nuk falet. Unë që e bëjë ndjejë një presion të madh prej njerëzve”, është shprehur Einxhel.
Edhe unë e fal, e kam fal dhe e fali”, ka thënë Arjola gjatë diskutimit.
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë sot ku tha se Lulzim Basha, ish-aleati i tij, tashmë është shpërfytyruar si njeri dhe si politikan. Ndoka e akuzoi Bashën se nuk e ka përfshirë në listën e sigurtë për deputet sepse ka bashkëpunuar me Edi Ramën, me këtë të fundit, që siç thotë kryedemokristiani, ia ka diktuar listën e kandidatëve të PD. I pyetur nga Xhaxhiu nëse e ka takuar Bashën pas 25 prillit, Ndoka tha se nuk e ka takuar, duke shtuar se madje as në rrugë nuk i ka folur.
“Unë jam ndryshe nga Basha. Për përgjegjësine e Bashës jap dorëheqjen unë, ndërsa Basha vetë nuk jep dorëheqjen. Nuk e kam prit asnjëherë se Basha do të tjetërsohet si njeri , se si politikan i kishte dhënë shenjat. Pra që është deformuar, nuk e mban fjalën. Ka pësuar një zhgënjim të madh edhe si politikan por edhe në marrëdhëniet njerëzore. Është shpërfytyruar, ka humbur besimin, simpatinë që kam pasur për të”, tha Ndoka.
“Në një farë mënyre po zbardhen prapaskenat. Kam përshtypjen se ky ka bashkëpunuar me Ramën dhe për listën. 24 orë përpara se të takoja Bashën, më vjen një ekspononet i partisë time dhe më thotë ti nuk do jesh në listat e Bashës dhe as PDK. Personi ishte kontaktuar nga Rama që të kandidonte ai dhe të mbushte boshllëkun që linte PDK. Nuk e besoja, por kjo ndodhi. Kjo ndodhi dhe me Klevis Balliun. Ai ngriti kauzën te unaza dhe kush ishte fundi i tij, Basha me ndikimin e oligarkëve tha ky nuk do të jetë kandidat”, u shpreh Ndoka.
“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij. Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin. Mendova për një moment ta respektoja si qytetar, por diçka e brendshme mu rrotullua. Këtë mashtrues ja kam thënë, e kam shfryrë dufin tim“, deklaroi Ndoka.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi në A Show me Adri Krastën në Syri Tv, situatën brenda Partisë Demokratike. Manjani u shpreh se Lulzim Basha e ka kuptuar se ‘ngjarja ka ndodhur’ dhe si rrjedhojë kreu aktual i PD është i shqetësuar, sipas tij, pasi nuk qesh më dhe ka mbetur vetëm. ‘Foltorja‘, shtoi Manjani, po realizon një proces dhe është aktualisht i vetmi event demokratik ku hidhen ide dhe arsyetime.“Duhet të jesh i pamençur, nuk po them në nivel budallallëku që të mos shqetësohesh për këtë. Dhe unë shoh fytyrën e Bashës që nuk qesh më. Del natën me kamera, krejtësisht i vetëm, i pashoqëruar nga askush, këput një kopaçe dhe ikën. Ndërsa ky tjetri bisedon, arsyeton me atë vokabular që ka, me atë ide që ka, dhe ka ide që hidhen ne qarkullim, tjetër gjë realizmi. Por ama ka një proces që ndodh. Kështu që, shqetësimi i Bashës është real në këtë rast”, u shpreh Manjani.
Adi Krasta: Pra një ngjarje do të ketë?
Ylli Manjani: Unë mendoj se ngjarja ka ardhur. Produkti ka ardhur. Askush nuk mendon se Lulzim Basha fiton ndonjëherë zgjedhje. Kjo i ka vënë dërrmën. Ai nuk fiton më. Përpos faktit që ka na zhgënjyer. Unë jam një nga mbështetësit e Bashës. E kemi mbështetur se kishim nevojë për rotacion. Por me këto që ka artikuluar këto kohë mua më ka zhgënjyer jashtë mase. Është një zhgënjim i jashtëzakonshëm.
Adi Krasta: Kryetari zyrtar i opozitës flet dhe mungon aksioni i besueshëm, por ndërkohë kryeministri bën takim me akademinë e rendit. Duket një varfëri aksioni?
Ylli Manjani: Jo. Ka një ngërç që vjen si rrjedhojë e mungesës së alternativës. Edi Ramës i ka “pjellë gjeli”. I ka bërë “gjeli vezën”. Një opozitë që të tund dhëmbët të detyron të japësh shpjegime. E vetmja ngjarja ku njerëzit dalin për të marrë pjesë demokratikisht në një event është Foltorja, por duhet të jesh anëtar i PD. Këtu merret borxh dhe s’e çan njeri kokën, del shteti nga shinat kushtetuese, fare rehat, me fare lehtësi dhe vetëm ata që kanë hall e kuptojnë këtë gjë.
Një video e dërguar në celularin e Ardit Hidës ku në të shfaqej motra e tij e mitur në momente intime, raportohet se është bërë shkak i v rasjes së Florenc Kovaçit dhe p lagosjes së vëllait të tij Mikel Kovaçi. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja ka mësuar nga familjarët se video në celularin e autorit, Arditit, e ka dërguar viktima 26-vjeçari Florenc Kovaçi. Në këtë video shfaqej motra 14-vjeçare e Arditit në momente intime me Mikel Kovaçin. Pas kësaj ndodhie Ardit Hida ka qëlluar me thikë duke lënë të plagosur rëndë 19-vjeçarin Mikel Kovaçi, ndërkohë ka vrarë po me thikë 26-vjeçarin Florenc Kovaçin.
E pyetur nga gazetari Aldo Kozarja, vajza për të cilën ndodhi sherri, është shprehur se nuk kishte dijeni për këtë.
Gazetari: – Ka një moment ku dikush më thotë nga familja jote që viktima në këtë rast ka pas sajuar një video të cilën ia ka dërguar Arditit. Nga momente intime tuajat dhe ka detyruar Arditin që të shkojë të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?”
E mitura: – Tek kjo pjesë nuk kam qenë farë në dijeni. Këtë pjesën pasi e thanë shefat e komisariatit të Elbasanit e mora vesh. Se nuk e dija fare. Se thuhet se në fillim kanë bërë një sherr dhe pastaj ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi për herë të dytë”
Vajza ka treguar për ABC të gjithë ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 5 nëntorit. Ardit Hida 24 vjeçari i cili kreu krimin është vënë prapa hekurave vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërkohë shkak i sherrit mes të rinjve ka qenë motra e mitur e Ardi Hidës, e cila kishte lidhje intime me Mikel Kovaçin.
Motra e autorit shprehet se shpesh herë ikte nga familja për të qëndruar me Mikel Kovaçin dhe me të po ashtu shoqërohej edhe viktima Florenc Kovaçi. Vajza e mitur mes të tjerash pranon se është dhunuar disa herë nga ish i dashuri i saj Mikel Kovaçi, i cili u plagos rëndë në ngjarjen e 5 nëntorit.
Megjithë këtë fakt të rëndë ku tregon se trupi i kishte pësuar nxirje nga dhuna, ajo shprehet se nuk e ka denoncuar ish të dashurin e saj për dhunë.
Burime për gazetarin bënë me dije se shkaku që e detyroi Ardit Hidën që të merrte aktin ekstrem ishte një video që i kishte ardhur në celularin e tij nga Florenc Kovaçi. Në video ishin momente intime të 14-vjeçares motrës së autorit. Lidhur me këtë fakt e mitura para kameras së ABC ka mohuar të kishte dijeni, ndërsa është shprehur se këtë e ka mësuar vetëm kur ishte thirrur në komisariat.
Një tjetër vakt tronditës është se e mitura pohon të jetë përdoruese e drogës, duke thënë se veprimet që bënte shpesh herë ishin nën efektin e lëndëve narkotike.
Intervista e plotë:
“Konflikti, unë për të ndenjur me Mikel Kovacin dhe shoqërohesha aty edhe me Florenc Kovaci kundërshtoja familjen time dhe ikja prej shtëpie. Patjetër që kur i bëja këto isha nën efektin e lëndëve narkotike”
– Kur thoni lëndë narkotike, çfarë substancash keni përdorur?
“Hashash ka përdorur vetëm këtë lëndë.”
– Me thotë një anëtar i familjes tënde. Që viktima në këtë rast i ka dërguar një video Arditit dhe është kjo video me momente intime tuajin që ka bërë që Arditi të marrë këtë vendim dhe të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?
“Tek kjo pjesa skam dijeni. Pasi e thanë shefat e komisariatit e mora vesh. Nuk e dija fare këtë pjesë. Se në fillim kanë bërë një sherr dhe më pas ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi herën e dytë.”
– Ke denoncuar ndonjëherë në polici Mikelin?
“Po , familja ime po”
-Po pse vazhduat me Mikelin, kur e dinit që kjo situatë do të agravonte?
“As vetë nuk e di. As vetë.”
– Si e ke njohur Mikelin? A ka ushtruar dhunë ai ndaj teje?
“Disa herë. Kanë qenë për arsye koti. Me shenja të nxira. Nuk kam denoncuar”
– Po të kishit denoncuar e dinit që kjo situatë nuk do ndodhte?
“E di. Nuk do ndodhte”
“ Jam e vetëdijshme për çdo lloj gjëje. Sigurisht më vjen keq për vëllanë. Se me atë jam rritur. Arditin e kisha me tepër se vëlla e kisha mama, baba të gjitha me pak fjalë.”
“Jam e vetëdijshme!”
– Në lagje ke pasur ngacmime të tjera? Dhe i keni denoncuar?
“Po është e vërtetë. Se di pse mua. Nuk e di është thjehstë rastësi le të themi se kur kanë qenë denoncimet kam qenë 11-12 vjeç. Rrija vetëm në shpi dhe me gocat e lagjes. Shpi shkolle. Tani nuk po shkoj më në shkollë”
– Pse nuk po shkon?
“Nuk ka të bëjë aty. Por për ca kohë nuk jam në gjendje të vazhdoj. Mund të kaloj në gjendje…Fajin e kam vetë. Nuk kanë qenë vendime të sakta për moshën dhe zgjedhjen time. Edhe ku dilja e ku rrija.”
Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve kanë pësuar një rënie të ndjeshme në ditët e fundit. Sipas një vrojtimi të kryer nga Monitor pranë agjentëve të shitjes ditën e hënë, polica e sigurimit të detyrueshëm për një automjet me cilindratë mesatare, rreth 2000 cc dhe vjetërsi mbi 10 vjet (kategori që përbën shumicën e automjeteve në përdorim), mund të blihej me rreth 14,000 mijë lekë. Ky çmim është rreth 25% më i ulët se primi zyrtar i sigurimit i shkruar në policë, ndërsa më parë ulja maksimale kundrejt çmimit të policës mund të arrinte deri në 15%.
Të pyetur nga Monitor, drejtues të kompanive nuk kanë pranuar të komentojnë mbi arsyet pse sigurimet e mjeteve po shiten më lirë. Megjithatë, burime nga tregu shprehen se kjo situatë është e përkohshme dhe shumë shpejt çmimet do të kthehen në nivelet e mëparshme.
Deri afërsisht një dekadë më parë, produkti i sigurimit të detyrueshëm të mjetit për përgjegjësi ndaj palëve të tretë ishte një problem shumë i madh për tregun e sigurimeve, për shkak se shumë kompani e shisnin këtë produkt nën kosto, madje shpeshherë edhe me çmime simbolike. Ky fenomen u arrit të frenohej në fillim të dekadës së kaluar, pasi kompanitë e sigurimit ngritën një sistem shitjeje përmes një brokeri të përbashkët. Çmimet e shitjes ishin të stabilizuara dhe me diferenca shumë të vogla në mes kompanive. Kjo praktikë kishte tipare të një karteli dhe është kritikuar nga Autoriteti i Konkurrencës, megjithatë mekanizmi së paku mundësoi shmangien e konkurrencsës së rrezikshme me ulje të çmimeve.
Ulja e çmimeve të policave të sigurimit zakonisht bëhet duke manovruar me komisionet e shitjeve që iu jepen agjentëve. Sa më i lartë komisioni, aq më shumë ka hapësirë agjenti për ta shitur policën e sigurimit me çmim më të ulët se ai që përcaktohet në policë. Nëse diferenca mes primit zyrtar dhe çmimit të shitjes arrin në 25%, atëherë komisioni duhet të jetë ndjeshëm më i lartë, sepse agjenti duhet të sigurojë edhe një fitim të vetin nga shitja e policës.
Muajin e kaluar, Bordi i AMF miratoi rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”, që parashikon se prej 1 janarit 2022, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari 2023, komisioni tavan do të ulet në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Nivelet e propozuara të komisioneve maksimale janë ndjeshëm më të ulët se ato ekzistuese. Mbështetur në të dhënat e Raportit të Mbikëqyrjes së AMF-së, për vitin e kaluar raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim për produktin MTPL (sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta) ishte mesatarisht 35.2% në nivel tregu. Në pjesën dërrmuese, këto shpenzime janë komisione që shkojnë për agjentët.
Në mungesë të shpjegimeve zyrtare nga kompanitë, ulja e çmimeve të policave TPL menjëherë pas miratimit të rregullores së re nga AMF mund të interpretohet si një përpjekje e kompanive të veçanta për të shfrytëzuar periudhën deri në hyrje në fuqi të tavanit të komisioneve (1 janar 2022) për të fituar pjesë tregu./E.Shehu
Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares, Mihallaq Kita është ndarë nga jeta. Portieri për vite ia kushtoi jetën sportit, teksa në qytetin juglindor ka kontribuar qysh pas viteve 1950 e në vazhdim. Kita njihet për dashurinë për portën dhe gjetjen e talenteve të rinj, që ndihmuan Skënderbeun për dekada në futboll. Lajmi i trishtë jepet nga ish-kolegu në fushë dhe miku i tij, Zeni Çela. Ish-sulmuesi kujton kohët e arta të sportit në Korçë së bashku me Mihallaqin, teksa I kërkon klubit të Skënderbeut nderimin e figurës së Kitës.
“Sot, me hidhërim mësova se ndëroi jetë ikona e futbollit të Ekipit të Skënderbeut të Korçës dhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Mihallaq Kita. Ai nderoi Skenderbeun e Korces dhe Ekipin Kombetar Shqiptar ne vitet 1950 e ne vazhdim. Per mua adoleshent, ne moshen 16 ,17 vjecar i pasionuar pas futbollit , trajneri Tato Bimbli dhe Spiro Koca me terhoqen ne skuadren e pare te Skenderbeut ku u njoha me Mihallaqin.
Me ka ngelur ne kujtese nje dite kur isha maturant ne Shkollen Pedagogjike Petro Nini Luarasi ne Korce ,vjen Mihallaqi ne shkolle, me nxjerr nga mesimi dhe me thote je zgjedhur me ekipin e pare. Me shoqeroi tek mjeku dhe ne laboratorin e analizave. I emocionuar qe me zgjodhen te luaja futboll me skuadren e pare, krahas futbollisteve te shquar Mihallaq Kita ,Pilo Qirinxhi ,Petro Mile ,Kosta Koca ,Viktor Prodani,Rapo Sholla, Niko Andrea ,Trajan Veriga etj prita me padurim fillimim e Kampionatit ku ndeshja e pare Skenderbeut i ra me Dinamon e Shkodres…
Per mua ndeshja e pare do ngelet e paharuar sepse une adoleshenti 17 vjecar luajta me nr 7 ,sulmues i djathte realizova golin e barazimit dhe ndeshja perfundoi 2 :2. Mihallaqi pas ndeshjes me uroi, me falenderoi dhe e falenderova edhe une sepse pervjec trajnereve Mihallaqi me mesoi truket e realizimit te golit dhe penalltive.
Faleminderit shpirtit dhe zemres se madhe te mjeshtrit Mihallaq kita. U prehte ne Paqe Njeriu me zemer te madhe ,i sakrifices dhe mesues i palodhur per futbollistet e rinj. Tani mbusha 85 vjet, kam pervoje si lojtar dhe trajner nje jete te tere dhe mendoj dhe i sugjeroj klubit sportiv Skenderbeu dhe FSHF qe Mihallaqit ti akordohet titulli me i larte”, shkruan Zeni Çela.
Pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës, Greqia pritet të rikthejë pensionet për personat që vetëshpallen minoritarë grekë. Lajmin e ka dhënë këngëtari me origjinë shqiptare, Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek Mitsotakis. Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë garanci prej shefit të qeverisë greke për zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërç” me pensionet e të moshuarve që vetëshpallen grekë. Ai ka bërë një status në rrjetin social Facebook ku lajmëron se pas më shumë se një viti e nëntë muaj që i ka nisur një letër kryeministrit grek ka marrë dritën jeshile për këtë gjë. Mastora shton se tashmë pritet vetëm që të miratohet buxheti i vitit 2022 për të qenë një fakt i kryer kjo gjë.
Mastora: Rreth 1 vit e 9 muaj më parë, pak para “tërmetit” të pandemisë, i shkrova një letër qeverisë, në lidhje me pensionet dhe pensionet… Deri në vitin 2010 kur më në fund mora nënshtetësinë e lakmuar greke, e cila në mendjen time ishte diçka që ata ma kishin gjithmonë borxh, isha në radhë dhe në mendje kisha një pse… Pse vëllezërit tanë nuk na njohin? Pse nëna Greqia nuk na njeh? Të njëjtën “pse” kishin edhe mijëra të moshuar që u çuditën kur u hoqën shtesat dhe u shkurtuan pensionet kombëtare.
Nuk bëhet fjalë vetëm për para, por për çmim! Pas vitesh mundimesh, dhimbjesh e përpjekjesh, është koha për të shëruar plagët e njerëzve që vuajtën në kërkim të përqafimit të atdheut… Të atdheut tonë… Ndaj sot, pas angazhimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis duket se po përfundon cikli i padrejtësisë dhe se është hapur cikli i barazisë, justifikimit dhe njohjes. Sot pas bisedës që bëmë, po lundroja në një det lumturie dhe po gumëzhija nga emocioni sepse u dëgjuan zërat tanë… Faleminderit kryeministrit për ftesën dhe për bisedën e sinqertë që bëmë. Ne presim miratimin standard të votimit të buxhetit 2022.
Krahas Shqipërisë kjo politikë e Greqisë ndiqet edhe në vende të tjera përreth si Turqia, Bullgaria apo Maqedonia e Veriut, ku të moshuarit që pranojnë se janë greke përfitojnë një trajtim financiar mujor, i cili në rastin e Shqipërisë ishte 300 euro.
Një aktiviste e PD-së në Pogradec i kërkoi Sali Berishës që t’i printe ndryshimit. Për kryetarin Lulzim Basha, ajo tha se vendimin e përjashtimit të Sali Berishës e ka bërë me dinakëri pasi u rizgjodhë vetë në krye të PD-së.
Demokratja tha :
Të urojmë 27-vjetorin , ju jeni nderi I kombit, turp të kenë ata që përpiqen të tallen me ju kur keni gjithë demokratët me vete. Yuri Kim Kukumjaçka, me Edi Ramën dhe këtë zullufin tonë dhe po të vërtiten. Del atje me Sorosin dhe na bën karshillëk. Për hatrin tuaj kanë votuar të gjithë.
Si na orientoni që ne shkojmë tja marrim atë vulën atij kryetarit që nuk ka ardhur dhe ti cajmë derën…
“Po të ishte burrë ai, e kishte marrë vendimin për përjashtimin tuaj para se të bëhej kryetar i PD-së, por nuk ia mbante se asnjë votë s’do të merrte. T’u bëftë dita një mijë zoti Berisha. Ju lutem na prijë drejt ndryshimit”, tha mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky I fundit hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Demokrati :Ju thatë se me largimin tuaj nga grupi parlamentar i PD është shkelur statuti, por statuti është shkelur në mënyrë të vazhdueshme nga Lulzim Basha. Nëse nuk do të merrej ky vendim nga Basha, atëherë do të fillonte të egzistonte Foltorja? I binte atëherë që nese jo, unë duhet t’i jap një falenderim Lulzim Bashës që mori këtë vendim ndaj jush dhe filloi Foltorja.
Sali Berisha u përgjigj:
Do të them që Lulzim Basha ishte njëri nga ata që punonte së bashku me Edi Ramën në projektin e George Soros, unë e kisha marrë vesh. Por kjo nuk më pengonte aspak që të bëja gjithccka për fitoren e PD. Nëse ai i kishte lejuar veten të bashkëpunonte me kundërshtarët kundër meje, unë nuk e bëja një gjë të tillë. Për 8 muajit e fundit unë kam shkuar studio në studio për të promovuar kryetarin tonë. Pershkak te vebndimit, i thashe vetes une do kthehem. Isha ne studim, cila duhej. Ai hapi garen, dhe nese une do te hyja direkt ne gare dukej sikur po kerkoja strehe ne PD. Une nuk kam nevoje per strehe. Me kryetarin nuk mund te pajtohesha une kurrsesi, se kishim 4 humbje njera pas tjetres. Nuk ka njeri qe pranon nje kryetar qe te con ne 4 humbje. Si do cliroheshim? Eshte ceshtje procedurash. Po te hyja ne gare do te thonin ky po hyn ne gare tani se ndodhi kjo. Me vjen me thote si t’ia bejme se Ambasadorja kercenon. I them une, e di si eshte puna Lulzim, i thuaj qe mos u bej qesharake se nuk pyet Berisha per kercenime. Nuk kercenoj une njeri dhe nuk me kercenon njeri. I them mandati nuk do mundet te diktoje kush se kush do hyje ne parlament pervec zgjedhesve te ketij vendi. Pak kush mund te kete derdhur gjak sesa ne per sovranitetin. 500 vite pushtim. E kemi paguar shume shtrenjte sovranitetin dhe ne fund ia kemi dale se na ka ndihmuar Woodrow Wilson. A mund te mendoje kush se ata qe kontribuan me shume mbi sovranitetin tone te kene deshire te thone kush hyn ne parlament. Ata do te turperoheshin me nepunes te tille. I kam thene nje parti qe dorezon sovranitetin e saj nuk duhet te egzistoje ne Shqiperi, sepse ajo parti dorezon sovranitetin e vendit neser. Po me tha ka te drejte. Ai mori vendimin vete pa pyetur. Sigurisht nisa betejen, por kur e kam nisur, ne menyre absolute nuk e kam ditur mbeshtetjen qe kam te ju pas 8 vitesh. Kjo eshte arsyeja perse nisa betejen.
Deputeti dhe mbështetësi i ‘Foltores’ Edmond Spaho ka folur nga Pogradeci, ku pas pak do të nisë edhe takimi i radhës i liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Sipas tij, ‘strukturat e PD-së në qark janë në mbështetje të ‘Foltores’. Duke sqaruar debatin e djeshëm me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha, Spaho tha se nuk pati mirëkuptim dhe mbledhja u mbyll për 5 minuta.
Edmond Spaho:
“Nuk është vetëm Pogradeci por në të gjithë Shqipërinë ka një pjesëmarrje masive dhe mbështetje më të gjerë të platformës që zoti Berisha po paraqet, më të hapur më të bashkuar, më të madhe, në mënyrë që të rrëzojmë narko-shtetin e Edi Ramës. Në këtë kuadër edhe Pogradeci siç e shikoni ka një mbështetje masive, entuziazëm dhe foltorja do të shkojë aq mirë sa në gjithë bashkitë e tjera të vendit.
Strukturat e PD janë në mbështetje të foltores, pjesëmarrja e tregon këtë gjë. Formularët thirrjen e Kuvendit të PD janë firmosur nga më shumë se 70% nga anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në qarkun e Korçës në tërësi ka një kuptim të mirë drejt foltores dhe një gatishmëri për të kontribuar në objektivat e saj, për të krijuar një PD të aftë për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
Në Kuvend është përcaktuar që do të ketë ndryshime statusore dhe më pas do të hapet gara për kryetarin e ri të PD. Si gjithë të tjerët e ka mundësinë për të provuar veten tek anëtarësia e PD për të parë sa mbështetje ka. Kjo është mënyra më e mirë që Basha të provojë atë mbështetje që pretendon. FRPD dhe LDG? Është një hakmarrje primitive ndaj atyre që i kanë dalë kundër që nuk e mbështesin. Nuk është PD që shpall garën për drejtuesit e këtyre dy organizatave por janë vetë ata që bazuar në statutin kryejnë veprimet e nevojshme”, tha Spaho.
Sali Berisha nga “Foltorja” e Pogradecit i ka bërë një thirrje të hapur për debat televiziv kryeministrit Edi Rama. Në përmbyllje të fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha tha se ka një mesazh për Edi Ramën. Duke iu drejtuar kreut të qeverisë, Berisha tha se ai është i pashpresë dhe se Foltorja “i ka kallur datën”.
“E garantoj se me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat e gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Burrat e vajzat që jetojnë me djersën e ballit. Para se të të japim duart dua të të ftoj në një debat televiziv para këtyre burrave dhe grave, të te numeroj gjitha krimet e mëkatet e këtyre tetë viteve mbathja për Beograd se atje të presin me krahë hapur.”
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në komisionin e Ekonomisë u shpreh se rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet edhe me një korsi. Balluku u shpreh se zgjerimi i rrugës do të nis brenda vitit 2022.
“Ne kemi një projekt për rrugë shpejtësie, Elbasan-Pogradec-Qafë Plloçë, problemi është kjo rrugë do të kërkonte më shumë se 5 vite. Për këtë arsye është vendosur që në çdo rast rruga alternative për një rrugë kombëtare për të ardhmen është e domosdoshme.Ajo rrugë nuk mund të qëndroj më në ato parametra sepse është rrugë e rëndësishme dhe brenda vitit 2022 do të nis zgjerimi i kësaj rruge. Projekti po përfundon ka pasur një studim fizibiliteti. Zgjerim segmenti deri në Qafë Thanë, si në Qafë Thanë që ka zgjerim 2 korsi + 1 shtesë”, tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në takimin me demokratët e Pogradecit në kuadër të Foltores së tij, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ai nuk është më vetvetja dhe se vijon të zbatojë urdhrat si peng. Berisha gjithashtu shtoi se Basha nuk e meritoi kurrë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Kryetari pa parti zgjodhi të shkëputet përfundimisht me ju. Komunikon me muret. Nuk njeh ligj apo statut. Sillet sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut. Pas shkelmimit të forumeve dhe shkëputjes nga anëtarësi dhe kjo sepse nuk është më vetja e tij, në vend të dorëheqjes, vijon zbaton urdhra si peng.
Njëherë thotë se për mua nuk ka forume, statut, kuvend. Një herë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Po një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë nuk mund të flasë për kohën. Ju kërkoj ndjesë për heshtjen time. Ju garantoj se nuk ka pasur asnjë shkak mbi tokë, veç zotimit që nuk do të kthehesha më. Gabim i jetës sime që në 2017 kur i kërkova dorëheqjen, duhet të dilja në garë dhe të shpëtonim PD nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj”, deklaroi Sali Berisha.
4200 firma të anëtarëve demokrat, ku kërkohet ngritja e Kuvendit Kombëtar, do të dorëzohen nesër në PD, njofton ish-lideri demokrat, Sali Berisha.Nga foltorja e radhës, që zhvilloi këtë të martë në Pogradec, Berisha tha se ky është një lajm i keq, për kryedemokratit Lulzim Basha dhe lajmi më i mirë për të gjithë demokratët.
“Për peng-kryetarin kam një lajm të hidhur, por të gëzuar për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të Partisë Demokratike, sepse 4200 kanë firmosur, por do të vijnë në atë kuvend 10 mijë të tjerë”, tha Berisha.