Demokratja në Pogradec : “T’u bëftë dita një mijë zoti Berisha, Lul Basha po të ishte burrë të përjashtonte para se të merrte votat për kryetar partie”

Një aktiviste e PD-së në Pogradec i kërkoi Sali Berishës që t’i printe ndryshimit. Për kryetarin Lulzim Basha, ajo tha se vendimin e përjashtimit të Sali Berishës e ka bërë me dinakëri pasi u rizgjodhë vetë në krye të PD-së.

Demokratja tha :


Të urojmë 27-vjetorin , ju jeni nderi I kombit, turp të kenë ata që përpiqen të tallen me ju kur keni gjithë demokratët me vete. Yuri Kim Kukumjaçka, me Edi Ramën dhe këtë zullufin tonë dhe po të vërtiten. Del atje me Sorosin dhe na bën karshillëk. Për hatrin tuaj kanë votuar të gjithë.

Si na orientoni që ne shkojmë tja marrim atë vulën atij kryetarit që nuk ka ardhur dhe ti cajmë derën…

“Po të ishte burrë ai, e kishte marrë vendimin për përjashtimin tuaj para se të bëhej kryetar i PD-së, por nuk ia mbante se asnjë votë s’do të merrte. T’u bëftë dita një mijë zoti Berisha. Ju lutem na prijë drejt ndryshimit”, tha mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky I fundit hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.