Ish-kryebashkiaku i Pogradecit i bashkohet ‘Foltores’: “PD do të dalë më e fortë nga kjo lëvizje”

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri i është bashkuar ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, Kapri u shpreh se mbështet lëvizjen e Berishës, ndërsa shtoi se PD do të dalë edhe më e fortë dhe më e konsoliduar.

“Ne duhet të mirëpresim çdo takim që bëhet në qytetin tonë. Dhe noramlisht demokratët janë paraqitur me qëllim që të dëgjojnë këto lëvizje të brendshme të PD. Nga kjo lëvizje presim të dalë një parti më e konsoliduar dhe demokratët të jenë më mirë. Ne ndodhemi në këtë situatë se jo çdo gjë ka shkuar në drejtimin që duhet. Dhe këto procese presupozojnë që më pas do të nxjerrin një PD më të fortë”, u shpreh Kapri.