Tragjedi e dyfishtë/ Djali humb jetën nga infarkti, i ati s’e përballon lajmin e hidhur dhe ndërron jetë

Një tragjedi e dyfishtë për një familje që jeton në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Mësohet se një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Sapo ka mësuar lajmin e hidhur ka ndërruar jetën edhe i ati i tij po nga infarkti.I moshuari nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit duke ndërruar jetë nga dhimbja e madhe. 56-vjeçari me inicialet J.Gj ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.