Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka treguar se si e ka injoruar kryedemokratin Lulzim Basha kur e ka parë në rrugë. Ndoka tha se në vend që të përshëndeste kur e pa Bashën në rrugë, i ktheu kurrizin. Sipas Ndokës, Basha është një mashtrues.
“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë, por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij.
Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin.
Mendova për një moment ta respektoja si qytetar, por diçka e brendshme mu rrotullua.
Këtë mashtrues kam thënë se takoj, e kam shfryrë dufin tim,” tha Ndoka.
