Sekuestrohen 70 mijë euro në Portin e Durrësit/ Ishin të fshehura në autobusin e udhëtarëve…

Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara.Sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus të linjës Shqipëri-Itali. Policia kufitare ka arrestuar dy shoferët e autobusin, shoferin e parë dhe ndihmësin e tij. Eurot ishin te ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro. Dyshohet se ato i përkasin grupeve kriminal të cilat kanë trafikuar lëndë narkotike në Itali dhe prisnin ardhjen e pagesës në Shqipëri.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.