Punësimi i paligjshëm” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”/ Policia vendos në pranga 63-vjeçarin në Pogradec

Ssektori i Monitorimit dhe Mashtrimit Ushqimor në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese si dhe Policinë e Shtetit, bëri të mundur finalizimin e aksionit të kryer mbi informacione të marra, për të luftuar informalitetin e operatorëve të biznesit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore. Konkretisht AKU ka ndërprerë aktivitetin e subjektit i ndodhur në qytetin e Pogradecit në qarkun e Korçës për shkak të mashtrimit ushqimor nëpërmjet etiketimit të produkteve që përpunonte dhe tregtonte.

Njiftimi i Policise :


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, të shtetasit në kërkim S. F., 63 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë në bashkëpunim me punonjësit e AKU-së dhe Drejtorisë së Tatimeve, ushtruan më datë 10.11.2021, në ambientet e firmës së tij, në lagjen nr. 1, Pogradec, kanë konstatuar tre punonjës të pa siguruar dhe një sasi etiketash produktesh ushqimore, të cilat i përkisnin dy subjekteve të tjera.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.