Biznes me emigrante/ Arestohen në flagrancë 2 të rinj në Bulgarec ,kishin mbushur ‘Volvon’ me Sirianë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të operacionit “Perimetri” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, të shtetasit R. F., 32 vjeç dhe shtetases V. D., 18 vjeçe, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 3 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.