Arrestohet 31-vjeçarja nga Rëmbeci, grabiti shtëpinë e një të moshuare në Pogradec

Një 31-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet për vjedhje. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetësja shtetases M. D., 31 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, kjo shtetase ka hyrë në banesën e shtetasit Gj. G., 67 vjeç dhe ka vjedhur një sasi lekësh“, njofton policia.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetases M. D., 31 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, kjo shtetase ka hyrë në banesën e shtetasit Gj. G., 67 vjeç dhe ka vjedhur një sasi lekësh“, njofton policia.