Nuk e kishte festuar asnjëherë ditëlindjen në Shqipëri/ Albana kujdeset që dita të mbetet e paharruar për njeriun e dashur (Video)

Fotinia është një njeri tepër i veçantë për Albanën, kushërirën e saj, e cila ka diçka për t’i thënë në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Fotinia ndodhet në Shqipëri prej pak ditësh, pasi ajo jeton në Greqi, por me gjithë dëshirën e madhe për të festuar ditëlindjen këtu, nuk mundet. Gjyshi i vajzave është i sëmurë dhe situata familjare nuk është e përshtatshme për një festë. Gjithsesi, Albana dëshiron që Fotinia ta ndiejë magjinë e ditës së saj, ndaj ajo ka një mesazh për kushërirën të cilën e çmon shumë.


Albana: E di që je shumë e ndjeshme dhe më je gjendur pranë gjithmonë. Ti e di që për mua je një shoqe, një motër, një kushërirë shumë e mirë, prandaj dhe sot…E di që për ditëlindje ishe përgatitur për një festë të madhe, por nuk u realizua për shkak të gjyshit, ndaj dua që dhe sot të jetë një ditë e bukur për ty dhe kështu qofshin gjithë jetën.

Fotini: S’kam ç’të them, shumë faleminderit, nuk e prisja.

Ardit Gjebrea: Fotini, ti nuk e ke festuar asnjëherë ditëlindjen në Shqipëri, e vërtetë?

Fotini: Jo.

Ardit Gjebrea: Por ke dashur gjithmonë ta bësh?

Fotini: Gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Dhe ti mbush 18 vjeç?

Fotini: Po.

Ardit Gjebrea: Pra, ti e di që 18-vjetori është shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut pasi është kalimi që në 18 vjeç fillojnë disa të drejta ligjore. Mund të shkosh të jetosh edhe vetëm, apo nuk e mendon?

Fotini: E kam menduar.

Ardit Gjebrea: Por, meqenëse të ka ardhur dita, mendon se do të shkosh t’i thuash prindërve që “do jetoj vetëm”? Se na doli mesazh mbi mesazh ky tani.

Fotini: Po, pse jo./tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: