“Ishte si gjarpër…” ,Merr fund në mënyrë të pazakontë martesa 25-vjeçare e Shpëtim Saraçit me Mira Konçin

Prej ditësh tashmë po thuhet lart e poshtë se çifti i njohur i muzikës së viteve 90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve. Çifti rreth 4 vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA. Familja, pasi përmbylli ciklin në Shqipëri, vendosi të provonte kontinentin e largët.


Por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare. Duket se Shpëtimi dhe Mira i kanë dhënë fund martesës së tyre në SHBA. Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.

Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me lajmet e ndarjes, asnjëri s’ka folur publikisht, por Mira ka zgjedhur të flasë me nënkuptime. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunjë e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.