Ish-presidentja e Kroacisë, ka pozuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato janë takuar në ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve në Këshillin Atlantik në Washington, ku ishin të pranishëm një sërë personalitetesh të famshme.Në postimin e saj, Kolinda ka bërë të qartë se ka kaluar për mrekulli, ashtu që nuk ka dashur ta humbë rastin që ta shënojë këtë moment duke u fotografuar me këngëtaren nga Kosova të lindur në Britani të Madhe.
Krenare me origjinën e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj”, janë fjalët e ish-presidentes kroate dedikuar Duas. Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë kosovarët dhe kroatët anembanë botës. Jam e nderuar që kam takuar këtë artiste dhe aktiviste të shquar, zëri i fuqishëm i të cilës për lirinë dhe femrat, dëgjohet kudo”, ka shtuar Kolinda në postimin e saj.
