Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar procesin zgjedhor në Kosovë. Në një postim në Twitter, Basha u ka uruar suksese kandidatëve të zgjedhur në komuna. Kreu i demokratëve thotë se dhe këtë herë Kosova përcolli leksion demokracie.
Urime Kosovë 🇽🇰 për leksionin e demokracisë që percolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 14, 2021
