Aksident tragjik /Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 84-vjeçari

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Kolonjë – Lushnjë. Sipas policisë, viktimë është shtetasi Isuf Bardhi, 84 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital. Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.