“E ke marrë burrin plak”/Këngëtarja shqiptare u kthehet keq ndjekësve me përgjigjen epike (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka disa vite që po shijon martesën me bashkëshortin, Serjozha Markov, për të cilin fansat e kanë kritikuar shumë. Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, të cilët si gjithmonë janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth jetës së saj private.


Gjatë kësaj bisede Adelina zbuloi se kanë kaluar 9 vite që nga momenti kur vendosi të lidhej me avokatin dhe janë 4 vite të martuar.

Pyetjet e bëra nga ndjekësit:

Pse jeton në Vjenë dhe pse pa burrin?

Pse jetoj! Sepse kemi një pjesë të jetës këtu në Vjenë, një pjesë në Shkup! Sikur dhe shumë njerëz që jetojnë. Pa burrin, sepse ai është shumë i obliguar me punë këtë periudhë dhe është e pamundur të jetë me ne

A don të bësh fëmijë tjetër?

Planifikoj, sigurisht


Sa vite keni gjithsej me burrin, fejesë e martesë?

Me 27 shtator kemi bërë 8 vite për 9 bashkë. Martesë 4 vite

Shumë plak e ke marrë plakun, mos e nxjerr në foto…

Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!