Shkrumbohet Benzi’ në Korçë,dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme(Video)

Një automjet është djegur në orët e para të së enjtes në fshatin Mborje të Korçës. Bëhet e ditur se zjarri ka rënë rreth orës 02.30, ndërsa automjeti tip “Benz” ishte i parkuar në rrugë, pranë banesës së pronarit. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Arjel Cene.Makina është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se Cene ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Korçë/Informacion paraprak


Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij. Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.