Thirrja që u bën nëna e Mateos të burgosurve: “Më hoqi nga gjiri djalin 8-vjeçar ,t’ia presin mishin me thikë!”

Nëna e Mateos së vrarë pak ditë më parë nga Klodian Çalamani, ishte ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka bërë një thirrje për gjithë shqiptarët por edhe për të burgosurit.Flora Vasiu u shpreh se po ngre zërin që gjithë shqiptarët të bashkohen në mbledhjen e firmave për varjen e atij që bëri këtë vrasje makabër. Ajo u bën thirrje të burgosurve që nëse e shohin, t’ja presin mishin dhe ta masakrojnë aty në burg. Gjithashtu ajo shton se nëse shteti ia sjell asaj, do e vriste me duart e veta.


Nuk e kam parë sa firma janë mbledhur, por më duket se mbi 3 mijë. Sot kemi organizuar në orën 14.00 një protestë dhe do mbledhim sërish firma.

Unë kërkoj ndihmë nga të gjithë shqiptarët që janë në burg dhe jashtë, të na bashkohen thirrjes, të kërkojmë varjen në mes të Fierit. Më hoqi nga gjiri djalin 8-vjeçar. Ta shikojë i gjithë populli të varur në mes të Fierit. Klodiani më mori engjëllin tim 8-vjeçar. Nuk ia lë drejtësisë, se ai e nxori pavarësisht krimeve që ka bërë.

Të burgosurve u bëj thirrje se nëse e shohin t’ja presin mishin me thiktë, ta masakrojnë aty brenda. Ose të na e japë shteti ne, ta bëjmë ne atë. Po ta sjellë shteti e vras me duart e mia”, tha nëna e 8-vjeçarit të ndjerë.