13-vjeçarja shfrytëzohej seksualisht/ Flet i moshuari: “Lokalin e mbante mbyllur, dëgjonim zëra femrash…”

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u zbulua në Sarandë, ku një 13-vjeçare shfrytëzohej seksualisht, ndërkohë që në mesin e personave që kishin kryer marrëdhënie me të është dhe një kryeinspektor i policisë. Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, dhe bashkëpunëtori i tij Stefan Koloi, tutori i të miturës janë arrestuar në kushtet e flagrancës.


Pavarësisht se banorët e fshatit Xarrë nuk duan të flasin publikisht, njëri prej tyre thotë se në lokalin e fshatit, i cili qëndronte më së shumti i mbyllur, dëgjonin shpesh zëra femrash.

“Nuk pamë gjë jo, vetëm cfarë ishte shkruar, njëri ishte në punë të tij, se cfarë kishte në mendje nuk e dimë. Lokalin e ka mbyllur nuk punon më, vinin vetëm këtu pastronin iknin lanin, kishte shumë zëra edhe gra vinin nuk e di cfarë ore vinin”, thotë banori i zonës.

Ata do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”