12 Shqiptarë në Seria A/ Kuqezinjtë bëjnë namin në Itali, ndër më të përfaqësuarit në elitën e futbollit italian

Shqiptarët janë kudo dhe gjithnjë e më shumë po bëhen protagonist në botën e futbollit.
Këtë e tregon më së miri edhe numri i lojtarëve kuqezinj në elitën e futbollit italian, Serie A. Madje, në një listë të fundit faktohet se shqiptarët janë ndër 10 nacionalitetet më të përfaqësuara në futbollin italian.
Janë plot 12 lojtarë kuqezinj pjesë e Serisë A, ndërsa numrin më të lartë të tyre e mban Empoli me tre shqiptarë në organikë. Fjala është për Nedim Bajramin, Ardian Ismajlin dhe Klodian Asllanin. Më pas vijnë dy shqiptarët e Lazios, Thomas Strakosha e Elseid Hysaj.
Ndërkohë, po në kryeqytetin italian qëndron edhe Marash Kumbulla, i cili përfaqëson Romën. Sakaq, listës i shtohet edhe Frederik Veseli te Salernitana, Etrit Berisha te Torino, Rey Manaj te Spezia, Eljon Toci i cili së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin e parë të Fiorentinës, ndërsa pjesë e kësaj liste është edhe portieri Marko Molla që është në organikën e Bologna-s, shkruan Supersport.
Futbollistët shqiptarë në Serinë A:
Berat Gjimshiti-Atalanta
Thomas Strakosha-Lazio
Elseid Hysaj-Lazio
Eljon Toci-Fiorentina
Marko Molla-Bologna
Ardian Ismajli-Empoli
Klodian Asllani-Empoli
Nedim Bajrami-Empoli
Etrit Berisha-Torino
Rey Manaj-Spezia
Frederic Veseli-Salernitana