Mungoi në Javën e Modës/ Armina Mevlani: “U solidarizova me shqiptarët e varfër,është e patolerueshme që…

Mbrëmjen e sotme Armina Mevlani, nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka mohuar në një intervistë një foto që qarkullon në rrjetet sociale, të saj në Dubai gjatë kohës që shqiptarët protestonin për rritjen e çmimeve. Ajo ka deklaruar se është e patolerueshme që figura e saj është përdorur për qëllime të këqija, si bashkëshortja e djalit të Berishës.

“Duan të shesin lajmin, por të nxjerrin foton e dikujt tjetër në një pozicion jo të hijshëm dhe të thuhet se është Armina, më duke shumë e patolerueshme. Një foto e tillë u bë virale në rrjet. Nuk më bezdis kjo gjë, por më bezdis qëllimi i keq, sepse përdoret me idenë se ndërkohë që njerëzit protestojnë për çmimet, unë po bëja pushime.”-tha ajo.

Ajo tha se nuk kishte shkuar as në Javën e Modës jashtë vendit pasi po solidarizohej me popullin që protestonte për rritjen e çmimeve.

Ndërkohë që unë nuk kam shkuar as në javë mode pikërisht sepse ishte situata e tillë. Jo vetëm për shkak të pakënaqësisë dhe situatës së protestave por edhe luftës, sepse ka pasiguri”-deklaroi Mevlani ndër të tjera.