Nesër ‘dita pa makina’/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në Korçë…

Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina. Edhe Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nesër më 3 prill në disa rrugë të qytetit simbolikisht me mesazhin për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina në date 03 prill 2022, Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.