Të pandarë deri në vdekje/ Kush janë 2 vëllezërit Korçarë që u shuan në aksidenti tragjik në Itali…

Mediat në Itali kanë publikuar detaje nga aksidenti në Chessa që u mori jetën dy vëllezërve Korçarë Aklen 38 vjeç dhe Mersin Myftarago, 44 vjeç. Ngjarja ndodhi më 2 prill, rreth orës 06.30. Dy vëllezërit po udhëtonin me një Peugeot, i cili pas përplasjes së tmerrshme me makinën Audi të shqiptarit tjetër, i cili erdhi në drejtim të kundërt, përfundoi në gropën anësore të rrugës. Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin.

Ata ishin punëtorë bujqësie dhe mëngjesin e së shtunës ishin nisur për në punë: i vogli nga të dy kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij pret një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë.

Prej vitesh dy vëllezërit jetonin në shtetin fqinj. Mersini la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët. Ndërsa Alkeni ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa në maj priste të vinte në jetë i treti. Pas përplasjes, një nga dy vëllezërit ndërroi jetë në vend, kurse tjetri ishte gjallë kur mbërriti ambulanca por ndërroi jetë pak çaste më vonë. Trupat e tyre, të zënë mes pjesëve metalike, u nxorën nga zjarrfikësit.

Korcablog.com meson se dy vëllezërit Mersin dhe Aklen Myftarago ishin me origjinë nga Korça, të transferuar në Durrës por që jetonin prej vitesh në Itali dhe që ishin integruar mirë në komunitetin lokal. Në aksidentin frontal mes dy makinave, nga përplasja mbeti gjithashtu plagosur një tjetër shqiptar, Redion Arapi 28 vjeç, me banim në Scansano, i cili u transferua në Misericordia. Ai po kthehej në mëngjes në shtëpi dhe sapo u shpëtua nga mjekët iu nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.