Xhaka çmend Zvicrën me eurogol në derbin e zjarrit dhe rikthehet në idhull…(Video)

Është mbyllur në barazim 2-2 derbi i Zvicrës mes Basel dhe Young Boys, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të. Një ndeshje që ka parë si protagonist Taulant Xhakën por edhe talentin e huazuar te Interit, Sebastiano Esposito. Taulant Xhaka ka shënuar në kampionatin zviceran të futbollit me fanellën e Basel. Në fakt realizimi i fundit i tij në kampionatin helvet kishte qenë pikërisht 4 vite e 1 ditë më parë, ndaj Young-Boys.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 41-të të ndeshjes, me një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës që nuk i dha mundësi reagimi portierit kundërshtar. Për fatinë e tij të keq, kjo ndeshje u mbyll me shifrat 2-2, duke përsëritur rezultatin e katër viteve më parë, kur ishte hera e fundit që Xhaka kishte shënuar në kampionatin zviceran.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.