Arrestohet nëna shqiptare në Greqi/ Nxirrte tre fëmijët e saj të mitur të lypnin në rrugë…

Një 32-vjeçare shqiptare është vënë në pranga, pasi jetonte në kushte ekstremisht të këqija dhe aspak të shëndetshme me 3 fëmijët e saj të mitur në Greqi. Djallëzore” e cilësuan mediat shtëpinë në të cilën jetonte nëna e tre fëmijëve të mitur, 2, 3 dhe 6 vjeç dhe bashkëjetuesi i saj 54-vjeçar.
Siç rezultoi nga hetimet paraprake shqiptarja i nxirrte fëmijët e saj të lypnin çdo pasdite në zonën e Monsatirakit, në Athinë.

Denoncimi është bërë dje në Departamentin e “Shën Panteleimonit” nga babai 48-vjeçar grek i tre fëmijëve , për pasojë policia ka shkuar në shtëpinë e “ferrit” dhe ka vënë në pranga nënën shqiptare dhe bashkëjetuesin e saj.

“Sipas 48-vjeçarit më 5 prill 2022 babai i fëmijëve ka marrë një telefonatë nga një shok i cili i ka thënë se fëmijët e tij të mitur jetojnë në kushte të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe konkretisht se në shtëpi ka buburreca dhe fëmijët kanë pickime nga insektet në trupin e tyre, ndërsa kanë se parë 32 –vjeçarja ka përdorur fëmijët e mitur për të lypur në kishën e Panagia Grigorousa në Monastiraki,”, shkruajën mediat greke ./Shqiptarja.com

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.