Skënderbeu do të luajë nesër sfidën e javës së 28-të të Superligës ndaj Tiranës. Korçarët luajnë në shtëpi ndaj bardhebluve me sfidën që do të nisë në orën 16:45. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Skënderbeu bën me dije se kanë dalë në shitje biletat për këtë takim, ndërsa janë zbuluar edhe çmimet.Një biletë në tribunën C dhe D kushton 200 lekë, në tribunat A dhe B, bileta kushton 300 lekë, ndërsa në tribunën Gold, bileta kushton 1000 lekë. Korçarët bëjnë me dije se biletat mund të blihen në pikat e zakonshme dhe që nga paraditja e sotme kanë në shitje.
Postimi i KF Skënderbeu:
