Skënderbeu luan kartën e fundit mbijetesë, pa gjysmën e formacionit ndaj Tiranës/ Ja si reshtohet ekipi nga Gega …

Skënderbeu do të luajë nesër sfidën e javës së 28-të të Superligës ndaj Tiranës. Takimi do të luhet në Korçë dhe do të nisë në orën 16:45. Vendasit do të kërkojnë fitoren pasi ndodhen në vendin e fundit dhe rrezikojnë rënien nga Superliga, ndërsa përballë do kenë skuadrën që kryeson Superligë. Për këtë ndeshje, korçarët do të kenë 6 mungesa, pothuajse gjysma e formacionit, ndërsa trajneri Gega është i detyruar që të ndryshojë skemën.

Deri më tani, Skënderbeu ka luajtur me skemën 3-5-2, kurse ndaj Tiranës do të luajnë me skemën 4-3-1-2. Rexhepi, Zguro, Berisha, Meksi, Mensah dhe Vangjeli nuk do të jenë në dispozicion të skuadrës për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh.

Ndaj Tiranës, në portë do të luajë Ruçi, në mbrojtje, Frashëri, Shehi, Sadriu, Vrapi, në mefushë, Jean Vikctor, Moraes, Dumfur dhe Mara, kurse në sulm Pusi dhe Nikaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.