Titulli ishte një çështje e mbyllur kohë më parë, vetëm matematika nuk e lejon Tiranën të festojë, por pavarësisht shifrave dhe diferencës së frikshme kryeqytetasit as që kanë ndërmend të ulin ritmin, vijojnë marshimin duke thyer çdo rival që i del përpara. Në këtë fillim faze të katërt të gjithë ishin sy e veshë për të parë se si do të silleshin bardheblutë, ekipi i Shehit respekton garën, respekton fanellën, duke thyer Skënderbeun me rezultatin e thellë 0-4. 16 pikë plus vendin të dytë, është treguesi më i qartë i forcës së këtij ekipi. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë për Skënderbeun, mbijetesa tashmë bëhet një mision i pamundur.
Diferencat mes dy ekipeve ishte e prekshme në fushë, korçaret rezistuan në shtëpi vetem 37 minuta kur Xhixha shënoi pas një asisti nga Seferi dhe u dha avantazhin miqve që e bëri më të lehtë pjesën e dytë për kryeqytetasit. Në fraksionin e dytë Tirana tregoi formë shumë më të mirë, duke shënuar edhe tre gola të tjerë.
Skënderbeu ishte i pafuqishëm për tu rikthyer në lojë ndërsa në minutën e 62-të, Tirana gjeti dhe golin e dytë me Totre. Pesë minuta më parë, Seferi dhurojë sërish një asisit perfekt, këtë herë për Nikiqin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Nuk mund të mungonte në banket as vetë Seferi i cili në minutën e 88-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kompletuar “pokerin” bardheblu.
Rrëzohet poshtë Skënderbeu, për herë të parë që nga fillimi i dominimit 10 vjecar të futbollit shqiptar, që u pasua me vitet e vështira të dënimit nga UEFA. Nuk është ende matematikisht, por shifrat janë dërrmuese: 20 pikë pas 28 javësh dhe zona e shpëtimit është 11 pikë larg. Gega pësoi humbjen e parë që kur është ulur në pankinë, pas tre barazimesh radhazi dhe tani asgjë nuk duket se mund t’i shpëtojë më bardhekuqtë.
FT SKËNDERBEU 0-4 TIRANA
37′ Xhixha, 62′ Totre, 68′ Nikqi, 88′ (p) Seferi
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Ruçi, Vitija, Sadriu, Shehi, Frashëri, Vrapi, Dumfur, Zhan Viktor, Moraesh (C) Mara, Pusi. Trajner: Skënder Gega.
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari (C) Ismailgeci, Toli, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva. Trajner: Orges Shehi.
